Eralbi Breçani është vetëdorëzuar në Spanjë, i shpallur në kërkim nga SPAK për çështje të lidhura me trafikun e narkotikëve.
Sipas burimeve zyrtare, ai akuzohet për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, të kryer në formën e bashkëpunimit si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, si dhe për “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Vepra të cilat jane te parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Gjithashtu, Breçani përballet edhe me akuzën për “Pastrimin e produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, të kryer në bashkëpunim me të pandehurin Erzen Breçani, sipas nenit 287/1/b/2 të Kodit Penal.





