I ftuar në një intervistë televizive, gazetari Milaim Zeka është shprehur se Albin Kurti e urren më shumë Ramën sesa Vuçiçin dhe kryeministri i Kosovës është i vetmi i burgosur që është falur nga ish-presidenti serb Kushnica.
“Dorën në zemër, më keq nuk kemi qenë që në kohën e Ahmet Zogut ku po udhëheqin dy njerëz të stërmbushur ndaj Tiranës, Vjosa përfaqëson grupin pro jugosllav, vjehrri i presidentes tonë ka qenë nënkryetar i partisë së Millosheviçit në Gjilan dhe në vitet ‘90 ka dal në zgjedhje.
Kemi dilema për Albin Kurtin, pasi është i vetmi i burgosur që është falur nga ish-presidenti Serb Kustunica. Cila është arsyeja që Albini ishte mbështjell me batanije, diku në vitin 2003-2004 dhe policia e Kosovës kishte ndaluar një makine ku ishte në bagazh Kurti me disa pjesëtar të shërbimit sekret Serb? Tani që i shoh veprimet e tyre, jam i bindur që këtu ka dorë Serbia. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e urrejnë shumë më shumë Edi Ramën se sa Vuçiçin.