Mësohet se pranë varrezave të fshatit Nikël, është gjetur trupi i Eljon Hysës, i njohur ndryshe si Kejsi Hysa.
34-vjeçari, dyshohet se është vrarë e më pas është groposur në zonën pranë varrezave.
Hysa ka patur një të shkuar kriminale. Eljon Hysa, është dënuar në mungesë për një vrasje të vitit 2015 në Sarandë pas një konflikti. Hysa u shpall në kërkim si autor i kësaj ngjarjeje.
Familjarët denoncuan më herët 34-vjeçarin si person të zhdukur. Familjarët thanë se i riu mund të ishte vrarë.
Nuk dihen ende detaje mbi ngjarjen.
Prej katër ditësh një 34-vjeçar ishte shpallur i zhdukur nga familja. Ai është Eljon Hysa nga Nikla e Fushë Krujës, ndërsa prej vitit 2015 është në kërkim nga policia, pasi është dënuar në mungesë për një vrasje në 2015 në Sarandë pas një konflikti. Denoncimi është bërë nga i ati, i cili ka deklaruar se ‘djali më tha kur doli nga banesa se do të shkonte të takonte dikë për një punë, por më pas nuk është përgjigjur më në telefon’.
Familjarët e Hysës kanë denoncuar rastin duke kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të tyre, ndërkohë që prej tre vitesh i fshihet drejtësisë. Eljon Hysa, rezulton i shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit në datë 10 korrik të 2015 në Sarandë.
Sipas hetimeve nga organet e drejtësisë asokohe,Theodhori fillimisht është konfliktuar me Gani Hysën dhe Keivi Hysën, xhaxha dhe nip. Një ditë pas përplasjes fizike, më datë 10 korrik, rreth orës 01:00 autorët e dyshuar pasi kanë vënë në dijeni në lidhje me konfliktin edhe Eljon Hysën dhe shokët e këtij të fundit janë ndeshur me sarandjotin duke e rrethuar dhe vrarë. E ndërsa disa nga autorët e krimit janë arrestuar dhe dënuar, Eljon Hysa ishte ende në kërkim.