Turqia e Greqia prej kohësh kanë pasur mosmarrëveshje për ishuj në detin Egje. Disa ditë më parë, marina turke ndaloi ministrin e Brendshëm grek të shkelte në ishujt e Karadakut, pasi ai kishte ardhur për të nderuar pjesëtarët e flotës greke që u vranë në vitin 1996.
Kryekëshilltari i Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, Yigit Bulut ka rritur tensionin duke ashpërsuar gjuhën e tij ndaj grekëve. Madje mediat greke e kanë marrë si një provokim për një konfrontim ushtarak.
I ftuar në televizonin turk TRT, Bulut kërcënoi të gjithë ministrat grekë, e madje edhe kryeministrin Alexis Tsipras se do ia thyente duart dhe këmbët nëse do tentonte të zbarkonte në ishuj.
Në 1996-ën Turqia dhe Greqia u përplasën në atë që njihet si Kriza e Karadakut. Të dy shtetet zbarkuan ushtarë në dy ishujt e pabanuar dhe për pak u shmang një përplasje frontale mes dy ushtrive.