Idajet Beqiri, kryetar i Partisë Uniteti Kombëtar, është një ndër personat më të diskutuar të momentit pasi u kthye në sebepin që Kolegji Zgjedhor rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Beqiri ka shprehur sot revoltën me pedagogun Mark Marku, i cili e ka përmendur dje në emisionin “Opinion”, dhe ka thënë se ai ka qenë i dënuar. Beqiri thotë se Mark Marku, që bën sikur s’ia di emrin, e njeh shumë mirë, pasi i ka dhënë punë në vitin ’92.
Reagimi i plotë: Për analistin e Saliut, ish studentin që u bë pedagog, Mark Marku… dhe “ushqeje qenin, të të h.aj kokën”…
Aty nga fillim viti 1992 Mark Marku, analisti i Saliut dhe i Lulit te “Opinioni” i Fevziut, më erdhi në zyrë krejt i rrënuar, i pa ushqyer, i veshur keq. Isha Drejtor dhe Kryeredaktor i Gazetës “Kombi” qysh nga korriku 1991, deri në vitin 2003. Kulmin e saj “Kombi” e kishte në vitet 1991-1995, tirazhi i së cilës arriti 20 mijë kopje të shitura. Më tha se ishte student, por në gjendje të mjeruar ekonomike. Pa ia ditur bindjet politike, pa pyetur nëse ishte i Saliut apo i krahut tonë progresist, e mora në punë si korrektor gazete. I jepja për çdo numër gazete 1500 lekë, të cilat për kohën ishin një pagë mujore e mjaftueshme për të mbajtur një familje. Gazeta “Kombi” në çdo numur e bënte “llum” Sali Berishën, duke e stigmatizuar si agjent të Serbisë, si dallkauk, sharlatan, përçarës dhe v.rasës të shqiptarëve. Marku i korrektonte bukur këto shkrime! Kur Saliu më b.urgosi në qershorin e vitit 1993 sepse në Gazetën “Kombi” i thash me gërma të mëdha në një faqe gazete “Berisha ti je v.rasës i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”, korrekturën e këtij shkrimi e bëri Mark Marku… Marku dje në emisionin e Fevziut “Opinion”, pasi bëri sikur nuk ma dinte emrin, tha se unë isha edhe i dënuar! Analisti Lorenc Vangjeli i kujtoi Markut se Idajet Beqiri u dënua se i tha në gazetë Sali Berishës v.rasës! Marku bëri të paditurën! Kjo është një nga dhjetëra borderotë e pagesave që firmoste Marku te mua. Kam veç borderove të ruajtura, sepse mund t’i duhen Markut për pension nesër, edhe ca gjëra të tjera të tij… Epo kësaj i thonë “ushqeje qenin, të të haj kokën”!