Maks Vershtapen e quajti Ljuis Hemiltonin “idiot” gjatë një episodi midis tyre në provat e lira në Çmimin e Madh të SHBA-së. Holandezi i Red Bullit më pas i ngriti gishti ne mesit rivalit të tij të Mercedesit, ndërsa të dy po garonin ngjitur.
Nga skuderia, Vershtapenit iu kërkua që ta injoronte rivalin britanik, pavarësisht këtij episodi të pakëndshëm. Holandezi është i pari në renditjen e pilotëve të Formula 1 me gjashtë pikë më shumë se sa Hemiltoni. Ai i mbylli provat e lira si piloti i tetë më i shpejtë, duke qenë se nuk qëndroi shumë në pistë.
Shoku i tij i skuadrës, Serxhio Perez realizoi kohën më të mirë, ndërsa britaniku ishte i treti më i shpejtë në provat e lira, pas shokut të ekipit Valteri Botas. Për mediat, në lidhje me ngjarjen Vershtapen tha se pilotët po rreshtoheshin për provat respektive dhe nuk e kuptoi se çfarë ndodhi. Ky është incidenti i radhës mes dy pilotëve në këtë kampionat.