Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit e nisi punën mëngjesin e sotëm për prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit” mes dhunës dhe tensioneve, ku banorët janë përplasur me forcat e rendit dhe u plagosen 12 persona.
Deri tani, mësohet se deri në këto momente janë prishur 24 objekte. IKMT lajmëron se në plan janë për tu prishur 33 objekte sot.
“Të 33 objektet do të prishen sot. Prej mëngjesit te sotëm IKMT ka nisur prishjen e 33 objekteve ne zonën e “Astir”. Deri në këto momente janë prishur 24 objekte, prej të cilave 8 objekte 2 katëshe, 4 tre katëshe dhe 12 një katëshe. Objektet e tjera janë ne proces dhe do te prishen të gjitha brenda ditës së sotme”.- shkruan IKMT.
IKMT sqaroi me heret se “janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit”.