Ashtu sikurse çdo fundjavë, edhe sot në emisionin “E diela shqiptare” u transmetua rubrika “Shihemi në gjyq”, por një incident është shënuar me moderatorin Ardit Gjebrea.
Xhulja dhe Suzana ishin protagonistet e rubrikes, mbese dhe teze. Shpeshhere Xhulja i ka marre para borxh tezes se saj dhe nuk ia ka kthyer. Edhe pse Xhulja ka kaluar faza te veshtira ne jeten e saj, tezja i kerkon borxhin.
Gjatë emisionit u zhvillua një lidhje telefonike me shtetasin Ferdinand dhe avokaten Eni Çobani, për një çështje që po trajtohej gjatë rubrikës, ku ka ndërhyrë edhe Gjebrea.
Telefonuesi nuk ka duruar dhe ka reaguar keq. Ai fillimisht iu drejtua Arditit:
“Mos fol, nuk ke punë ti”.
Pastaj me fjalët: Mos më mbëj dërr, dërr, mos më çaj by**ën”.