Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm një operacion në Gjirin e Lalzit.
Me anë të një njoftimi në rrjetin social IKMT njofton prishjen e 30 objekteve me funksione shërbimi, një deri në dy kate, me konstruksione druri dhe metalike. Objektet janë të gjitha pa leje.