• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ikni ju hajdutë nga pushteti, të vijmë ne, hajdutët e tjerë…

December 25, 2025
in Blog

Nga Pandeli Bardhi

U mbushën tridhjetë e pesë vite nga gjoja shembja së komunizmit, erdhëm në sistemin “Çorbë” që një dreq e merr vesh se c farë është. Nga mentaliteti, politikanë dhe drejtues janë komunistë të përziera me ato të një kapitalizmi, vetëm kur është puna për interesin e tyre.. Komunizmi i vërtetë është në metodën e punës e te drejtimit, në mendjen e zëmrën e të gjithë politikanëve. Këtë e ka treguar koha në mënyrën e “corollosjes” në drejtimin e ekonomisë, të mënyrës së prodhimit, të shpërndarjes… Dihet që Komunizmi ka patur si parim shpërndarjen e drejtë e varfërisë. Këtë bëri edhe sistemi komunist që lamë pas. Por kjo nuk i intereson drejtuesve të rinj kapitalistë, sepse ata, synojnë të bëhen oligarkë dhe “trampolinë” më të mirë se pushteti, nuk mund të gjejnë. Oligarkët e hajdutërisë, po e bëjnë sistemin komunist të dashur, krahasuar me këta mnyteberë.

Duhet ruajtur shumë nga injorantët dhe idiotët që nuk mund të gjejnë rrugë tjetër për të përmirësuar marrëdhëniet në prodhim, te prodhimit e të shpërndarjes, prandaj edhe kanë gjetur metodën e vjedhjes e mashtrimit, krimit e korrupsionit të fshehur prapa “trampolinës” pushtet. Vjedhja, nuk është bërë metodë pune vetëm tek socialistët e sotëm të Ramës që nga kreu e deri në fund, që në fakt ata vetëm emërtimin kanë si socialistë bashkë me Ramën që synojnë të bëhen kapitalistë pa bërë “cak”. Ca më shumë ato janë bërë metodë pune tek të quajturit “demokratë” që nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë e vërtetë. Vjedhja, shpërdorimi i pushtetit, krimi e korrupsioni,nuk mund të zhduken me “revolucionet e dhunës” as me përmbysje apo me dhunë, as me demonstrata apo greva urie, as me të “pabindur” duke u prerë rrugën “të bindurve” siç pretendon berishizmi, që është rryma më fatkeqe që na ka rënë në pjesë.

Qëllimi i “revolucioneve” të Berishës, ka qenë për të përmbysur një forcë politike “duke e akuzuar për vjedhje e shpërdorime të detyrës me pushtetin” dhe të vijë një forcë tjetër politike, edhe më hajdutë nga ata që ikin. Kjo nuk është zgjidhje. Pse nuk është? Ajo që dihet, për të luftuar veset që na janë rrënjosur ndër shekuj siç është vjedhja, abuzimi me pushtetin, egoizmi, kapadaillëku, urrejtja e thellë që na e kanë imponuar sistemet dhe regjimet e kaluara e që vazhdon të thellohesh në këtë system “palacokratik”,e shumë të tjera kërkohet evolucion, që as berishizmi dhe as “Ramizmi” nuk e kanë në defter”. Që të zhduken këto vese që janë rrënjosur thellë, duhen shekuj, duhet të kalojnë breza të tërë. Të tjerat janë pallavra,,Po të dijë ndokush që një pjesë e këtyre politikanëve, janë të ndershëm dhe një pjesë janë hajdutë, është njësoj sikur të thuash që edhe fasulet, kur e heq “pocen nga zjarri sheh që gjysmat kanë zjerë dhe gjysma tjetër janë siç i kemi hedhur në fillim që kanë qëndruar në zjarr në të njëjtën poce sikurse politikanët që jetojnë në të njëjtin vënd. Del sot një Berishë në skenën politike tridhjetë e pesë vjeçare, i vetmi rast në Planetin Tokë, dhe përallis ditë e natë me orë të tëra e në të gjitha kanalet televizive që në c do pesë fjalë, shtatë janë, Edi Rama. Vetëm Edi Rama është e keqja e këtij vendi për të gjithë idhtarët e Saliut. Kjo nuk mund të them që nuk është e keqja më e madhe,sikurse nuk mund të them që Berisha është fatkeqësia më e madhe që po e bën lëmsh këtë politikë që askush nuk po i jep “dum” dhe është bërë më shumë se e neveritshme.

Edi Rama, është përgjegjës për zëvendëssat e tij dhe jo vetëm që i zgjedh mjeshtrat për të vjedhur. Por edhe Drejtësia ka përgjegjësi që nuk zbaton të gjitha procedurat për të ndëshkuar fajtorët si Balluku. and Co. E kujt i intereson burgu i Ballukut që do e bëjë apo do i falet, kjo nuk ka rëndësi. Jo mor jo, e rëndësishme është që hajdutët sidomos oligarkët, e pushtetit e të opozitës,të paguajnë paratë një për një që i kanë vjedhur popullit dhe më pas të futen në burg, në ato dhoma burgu që janë bërë si dhoma hoteli turistik. Askush deri sot nuk ka parë ndonjë protestë për varfërinë, për mjerimin që ka pllakosur këtë vënd që nuk po ngre kokë, për kaosin që mbizotëron kudo sipas parimit për disa “hani Muco pini Muco” , për të tjerët “Zoti ju dhashtë”. Po përse janë bërë dhjetra e qindra protesta,sipas mënyrës “demokratikase”? Të gjitha janë bërë për një qëllim të vetëm Të ikin, një apo disa hajdutë që janë në pushtet dhe të vijmë ne, si hajdutë më të “moderuar”. Sindikatat ky system gjoja capitalist, nuk i preferon, sepse të gjitha duan t i marrin për vehte. Të kërkojë ky popull mirëqenie nga partitë dhe politikanët është njësoj sikur Ujku të thotë “Unë qëndroj në mal, sepse dua të ruaj dhentë nga ndonjë e keqe kur kullosin”. Po tî besojë populli hallet e veta partive, do të dhe do të “ngopen” siç janë “ngopur” me llafe bosh, me mbroçkulla , me premtime që politikanët i kanë “armët më të preferuara” dhe me lloj lloj “kameleonizma” që ata ai kanë metodë pune për interesat e tyre por asnjëherë për qytetarët. Kush nuk e ka mendjen për të vjedhur këtu? Askush. Të gjithë që nga K/ministrat e deri tek punonjësi më i thjeshtë i politikës, mëndjen e kanë tek vjedhja. Jo vetëm kaq. Edhe Rama, edhe Berisha, mbajnë pranë vetëm ata që janë mjeshtra për të vjedhur.

Këta i vendosin në lista të mbyllura, i bëjnë deputetë i bëjnë Ministra i bëjnë Drejtora, i bëjnë Sekretarë i vendosin pranë “qypit me mjaltë” që edhe po të mos e kenë në gen vjedhjen, mjaltit nuk mund t i rezistojnë. Në këtë kuptim, para dy tre ditëve vetë Berisha u shpreh: “Do të dalim në protestën më të madhe e më të fuqishme që ka njohur Planeti, për Kushtetutën, për ligjin, për demokracinë.” Zot na ruaj. Zoti Berisha, vetëm për këto të treja juve nuk ju digjen “bajgat”. Kushdo që e dëgjon këtë, shkrihet nga të qeshurit. Juve Zoti Sali, keni tridhjetë e pesë vite që vetëm për Kushtetutën, ligjin dhe demokracinë nuk dilni në protestë. Juve dhe Rama, keni të vetmin hall, pushtetin. Po të mos kishit objektiv pushtetin, nuk do e kishit ndryshuar Kushtetutën brenda natës për Pushtetin tuaj në dëm të qytetarëve. Pasojat e këtij ndryshimi po u vuajnë sot qytetarët sepse juve, nuk keni kuptuar alfën e demokracisë që është rotacioni. Juve nuk lëvizni nga pushteti sepse vetë e keni shprehur “Pas meje kiameti të bëhet”. Berishizmi, nuk ka kuptuar as alfën tjetër të demokracisë, qysh kur Berisha shprehet: “Me vota Rama, nuk rrëzohet, kështu ne, do e rrëzojmë me protesta”, E pranon edhe vetë Sali që jeni në “lakrat e Cangonjit” siç thonë në Devoll. Juve e dini këtë, por nuk ju intereson sepse juve tjetërsoni vetvehten, Vota është arma e Sovranit, kjo dihet. Po “armët” e protestuesve, cilat janë? Janë gomat e makinave që digjen dhe i kish merak merhumi Basha, janë gurët, janë flakadanët për t i vënë zjarrin godinës qeveritare, Kryeministrisë sepse ajo është “fajtore”.

Ata i bien “samarit” sepse “Gomari” qesh me të madhe sepse qindra protestat tuaja e kanë forcuar pushtetin e tij.. Po të ishte ai i mëncur deri në përfundimin e mandatit të dytë duhej të jepte dorëheqjen më pas, është bërë më shumë se i padurueshëm. Gjërat ti themi me emrin e tyre. Gërmojmë më tej sepse sa më thellë të shkojmë aq më “ruda” dhe kaleshka” do të dalin. Kush janë këta protestues z Berisha që sot sic thatë në paskan nënshkruar kontratën me demokracinë? Apo sic thatë juve “Nga sot, as për shqiptarët, as për ndërkombëtarët Edi Rama nuk është më Kryeministër” Si shumë koriteni more Burrë. Kjo është dëshira juaj dhe është e drejta juaj ta thoni por mos e bëni për të qeshur edhe Ramën. Kush jeni juve që e shkarkoni? Juve keni aq kompetenca, sa kam edhe unë si pensionist, sa ka edhe Vrenozi, sa ka edhe Monika që luan në Big Brother. Juve z Sali i kuptoni që as njëqind, as njëmijë, as dhjetë mijë, apo njëqind mijë,nuk janë Sovrani, por janë thjesht disa “Berisha” më të vegjël. Mos i bini kot “daulles” me tam-tamin tuaj “ Protesta më e fuqishme në Planet, uragani i fuqishëm sepse këto janë “p… me rigon”. Vazhdojmë më tej Z, Berisha. Mbi kurrizin tuaj që po e kërrus mosha, rëndojnë shumë mëkate. Nuk ka dalë nga goja juaj deri më sot, qoftë edhe një fjalë e vetme e sinqertë, e ëmbël, optimiste, e dashur,, Jo, jo kurrë . Juve jeni një tip që nxirrni vetëm vrer, helm dhe fytyra juaj vetëm nxin, U a kemi harruar fytyrën të qeshni njëherë siç qeshnit kur ishit në pushtet.

Të vijmë tani tek ajo sikur dilni në protestë për ligjin. Së pari, ligji nuk është zbatuar për juve por edhe më keq akoma, një fije autokritikë për vehte as nuk njihni as nuk thoni. Të gjithë të tjerëve u nxirrni “ujë të zi” me trillime, shpifje, të vërteta e të pavërteta. Ligji këtu nuk njihet as nga drejtësia as edhe nga Institucionet më të larta të drejtësisë, siç i keni dëgjuar, Këtu njihet vetëm, miku, mashtrimi. Të vërtetat që thoni juve për kundërshtarin politik dhe mirë bëni sepse të tillë ata janë u vijnë “qofte të ngrohta” nga burimi, nga organi i akuzës apo i gjykatave sepse edhe ata kanë “sëmundjen” ngjitëse të partiakëve që janë në shërbimin tuaj. Kjo drejtësi, është “Zot na ruaj” kur politikanët një pjesë i shmangen me dhjetra gjyqeve,kriminelëve u bëhen lëshime, të korruptuarit deri në grykë bëjnë leksione për ndershmërinë, anal-istët kanë marrë sekretet e prokurorëve me kohë dhe mbasi i kanë diskutuar më parë analistët e tipit Shkullak , atëherë prokuroria i vendos dosjes “matrikullin “Sekret”: Bëhen pa tregohen…

Next Post

Sekuestrime pasurish dhe arrestime të bujshme! Avokati Romeo Kara paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Ja dy skenarët që priten nga çështja “Balluku” dhe çfarë do të ndodhë në PS pas largimit të Edi Ramës

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved