Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) nisur hetimin disiplinor ndaj magjistrates Irena Gjoka, gjyqtare pranë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), pas një ankese të paraqitur nga Adriana Kalaja.
Sipas njoftimit zyrtar, ILD thotë se ka shqyrtuar ankesën e regjistruar dhe ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se gjyqtarja mund të ketë kryer veprime për shkelje disiplinore.
Në këto kushte, ILD sqaron se ka vendosur nisjen e hetimit disiplinor me iniciativë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe me nismën e ankueses.
Por ky sharlatan nuk lëvizi asnje gurë për nje nga skandalet më të rënda ne drejtësi ate të nje noteri me kurse. si Kiu-fiu që ushtron detyrën e prokurorit pa qenë magjistër.
Ndaj Kuvendi duhet të nisë procedurat e shkarkimit të kreut të Inspektorit të Lartë i Drejtësisë Artur Metani, për neglizhencë të rëndë në detyrë, pasi nuk ushtron funksionet e tij për t’i kërkuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbarimin e mandatit të prokurorit të SPAK, Ols Dado, i emëruar prokuror në kundërshtim me ligjin. Arsyet se pse Artur Metani shpërdoron detyrën dhe minon besimin e publikut tek drejtësia me mosveprimin e tij, mund të jenë të ndryshme.
Kuvendi është organi i emërtesës së Inspektorit të Lartë i Drejtësisë, i cili është një ndër organet kryesore të qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë është institucioni përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin me nismë të shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm.
Artur Metani është zgjedhur Inspektor i Lartë i Drejtësisë, me vendimin nr. 2/2020 të Kuvendit, me 98 vota pro. Kreu i ILD shkarkohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese, përpos të tjerave, edhe për neglizhencë të rëndë në detyrë. Hetimi disiplinor për shkeljet e dyshuara të kreut të ILD nis nga Kuvendi.
Prokurori i komanduar në SPAK Ols Dado është emëruar prokuror në kundështim flagrant me ligjin, me propozim të mikeshës së tij të hershme, ish kryeprokurores Ina Rama, dhe si rrjedhojë Dado ushtron funksionin e prokurorit në kundërshtim me ligjin.
Në dokumentet e administruara nga Komisioni i Vetingut rezulton se juristi 52-vjeçar Ols Dado ka ushtruar profesionin e noterit në qytetin e Durrësit gjatë periudhës shtator 2005 deri në nëntor 2008, fakt të cilin Dado është përjekur t’a fshehë nga CV-ja e tij. Por Metani që askush nuk e di se çfarë bëne si Kryetar i ILD asqë pyeti per ankesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe sot ky klloun nxiton ti kthej përgjigjie avokates së falangave të Berishës, për hetimin që po bënë për gjyqtaren Irena Gjoka, me ankimimin dhe iniciativën e Adriana Kalas.
Ja çfarë thotë ky sharlatan dhe i paftyrë për shërbimin që po i bënë Berishës, duke u bërë bashkëpuntor në denigrimin dhe intimidimin skrupuloz që i bënë Sali Berisha gjyqtares Irena Gjoka:
Ju informojmë, se Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) pas shqyrtimit fillestar të ankesës tuaj, të regjistruar me nr. 1399 prot., datë 06.05.2025, ka konkluduar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme që magjistratja Irena Gjoka ka kryer veprime/mosveprime, të cilat në referim të nenit 103, shkronja “dh” dhe nenit 104 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përbëjnë shkelje disiplinore. Për këtë arsye, është vendosur fillimi i hetimit disiplinor me iniciativë dhe me nismë të ankuesit ndaj magjistrates znj. Irena Gjoka, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenin 123, 124 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Në mbështetje të nenit 119, pika 4, nenit 123, pika 3 dhe 124 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, bashkëlidhur këtij vendimi do të gjeni një kopje të vendimit për fillimin e hetimit disiplinor./Ekskluzive.al



