• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ilir Demalia: 8 dhjetori u organizua nga Sigurimi i Shtetit. Kadri Hazbiu kur shkonte në Tropojë, të parin takonte vëllain e Berishës

December 9, 2025
in Debat

Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990 ishte e organizuar. Kështu tha analisti Ilir Demalia në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV. Demalia tregoi për gazetarin Hila me emra se kush ishin agjentët e sigurimit të shtetit që organizuan dhe morën pjesë në lëvizjen e dhjetorit.

Ilir Demalia: 8 Dhjetori ishte i organizuar. Pse? Sepse kishte ngjarje të tjera përpara dhe ato nuk erdhën si një lëvizje e brendshme, por si spontanitet, si shkak i situatës, si pasojë e rënies së sistemit komunist në gjithë Evropën, nga izolimi i Shqipërisë dhe rrënimi ekonomik. Ekonomia të dorëzon. Këto sollën demonstratën e Shkodrës, protesta në Kavajë, pastaj u morën me ambasadat.

Të gjithë protagonistët, aktorët, pjesëmarrësit në këtë ngjarje, nuk u përfshinë në politikë. Që do të thotë se nuk ishin nën kontrollin e regjimit. Çfarë ndodhi në dhjetor? Kush e organizoi lëvizjen e studentëve? Azem Hajdari. Duhet të hapen dokumentet. Berisha me PD-në e kanë akuzuar Azem Hajdarin si agjent i sigurimit.

E ka me shkrim dhe me gojë. Ish-studenti tjetër i dhjetorit që është Shinasi Rama, prandaj iku se i hapi dosjen Berisha. Sali Berisha, anëtar i Partisë Komuniste, Meksi kandidat, Gramoz Pashko, Skënder Gjinishi, Sabri Godo, anëtarë të Partisë së Punës. Ngado që t’i kapësh, pjesa më e madhe janë njerëz në funksion të regjimit komunist. Ne nuk kemi një transparencë.

Dritan Hila: Mendon se sigurimi i Shtetit kishte dorë në kapjen të udhëheqjes së Partisë Demokratike? Apo këta kishin shumë talente dhe njëri nder to ishte të ishin spiunë të Sigurimit të Shtetit.

Ilir Demalia: Po të kishte pasur një raport të mirë të opinionit publik, ky debat do ishte ezauruar me kohë. Ne akoma nuk e kemi filluar. Ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit u hapën në të gjitha segmentet, në media, në politikë, në biznese. Ata mbajtën njëri-tjetrin dhe u forcuan ekonomikisht dhe ja ku jemi sot. Ky sistem abuzimi me pushtetin ekonomik vazhdon edhe sot. Shihni çfarë bën Berisha që i ka të hapura skandalet korruptive familjarisht.

Dritan Hila: Sali Berisha akuzohet se ka qenë agjent i sigurimit të shtetit ose që ka qenë i çuar nga Ramiz Alia. Por ky Sali Berishë e futi në burg gjithë Byronë Politike, duke nisur nga Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha etj. Sikur nuk përputhen këto.

Ilir Demalia: Pse Enver Hoxha nuk i futi në burg gjithë të vetët? Po në ca burgu i futi ky?! Kur u formua Partia Demokratike kam shkruar një shkrim me titull. “Kush është Partia Demokratike?” Aty i kam thënë me emra të gjithë, çfarë funksionesh kanë pasur, ku kanë qenë, siç i përmenda më lart. Sa i përket faktit ka qenë apo jo Berisha agjent i sigurimit, kjo mund të gjendet nëpërmjet dokumenteve të cilat thonë që janë djegur, por thonë edhe që ka mikrofilma. Por patjetër është i implikuar Berisha. Po ju them një gjë për herë të parë. Kadri Hazbiu kur shkonte në Tropojë, përpara takonte vëllain e Sali Berishës sesa sekretarin e parë.

Next Post

PD është parti e vdekur”! Ish-kreu i Partisë Demokratike: Sokol Olldashi na paralajmëroi, është subjekt politik i i familjes Berisha

Pluralizmi 35 vite më pas! Gazetari dhjetorist i kujton fjalët prej të "tmerruar" që i tha Berisha: "Partia Demokratike, vdiq sonte duhet t'i kërkojmë ndjesë Presidentit"

Yllli Manjani: Hey bre, po kur u mblodhën që në 9.30 mor aman?! Janë shqetësuar nga Rama, por... nuk thanë asnjë fjalë kur u përgjua gjyqtari i Kushtetueses !

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved