Vizita e zyrtarit të lartë amerikan, Reeker ka shkaktuar mjaft zhurmë në qarqet politike shqiptare, nisur nga refuzimi i tij për të takuar Presidentin Ilir Meta.
Gazetari Adriatik Doçi, shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se Reeker nuk e takoi Ilir Metën pasi SHBA e ka futur në listën e zezë të korrupsionit madhor dhe vendimi për të do të shpallet në vjeshtë.
A do të lejohet të ushtrojë detyrën? Nuk deklaroi dënimin në Greqi, KQZ merr vendimin për kryebashkiakun e Mallakastrës
“Ilir Meta është futur në listën e zezë të SHBA për korrupsion madhor, pastrim parash, pengim të drejtësisë, shantazh, organizatë kriminale, trafiqe në vendet ekzotike, përvetësim të pasurive publike, fshehje të rreth 900 milionë euro pasuri në Angli, përqindje në privatizime, minim të demokracisë, nxitje dhune, ekspozim të dyshimtë me qarqe serbe/ruse për destabilizimin e vendit etj.
Vendimi do shpallet në vjeshtë. Ju thoni pse Reeker gjeti kohë të takonte stërmbesën e Zogut dhe nuk kishte për të takuar Metën?!”, shkruan Doçi.