Ilir Meta ka dhënë një intervistë për gazetën Mapo.
Mes të tjerave ai është pyetur edhe për çmenduritë e verës, kur nuk kishte ditë të mos postonte ndonjë foto me qen, mace, vetë ai lakuriq, apo me Çim Pekën e Bes Kallakun.
“Asnjëherë mos prisni nga unë që në sezonin e plazhit të shëtis buzë detit me kostum e kollare, për t’u dukur si shtetar.
Në jetën e përditshme dhe në kohën e lirë jam i thjeshtë si të gjithë qytetarët e tjerë.
Sjelljen prej shtetari e tregoj përmes detyrës që kryej.
Kënaqësi për mua që në kohën e lirë të shoqërohem me aktorë humori dhe artistë, gazetarë dhe sportistë, por dhe njerëz të thjeshtë kudo në bregdet dhe sidomos në malet e Shqipërisë.
Megjithatë kam qenë modest në postimet e mia pasi po të shikoni postimet e shumë figurave të tjera dhe Presidentëve të ndryshëm të botës, do ju binte të fikët”, tha Meta.
I pyetur nëse këshilltarët e tij janë dakort me këto dhe a ndikojnë tek ai, Meta shprehet:
“Kam këshilltarë dhe njerëz të afërt të cilëve u marr mendime për çështje të ndryshme në raport me punën dhe përgjegjësitë që ka institucioni i presidentit të Republikës, por pa u lejuar të më ndërhyjnë në raportet e mia me macen time të dashur Sasha apo në “dashurinë” time më të fundit Celtic FC”.