Ilir Meta duket se është në kërkim të Zotit, në këtë periudhë të vështirë të jetës së tij.
“Drejt majës më të lartë të malit të shenjtë të Shkëlzenit, aty ku është fuqia e besimit”, shkruan Meta, ndërsa ka ndarë një video për ndjekësit e tij.
“Është shumë e rëndësishme të ruajmë traditat tona dhe të forcojmë besimin te vendet e shenjta, si kjo dritë e bardhë e Shkëlzenit, për të forcuar rrënjët, identitetin tonë kombëtar dhe ndaluar shpopullimin e trevave tona të mrekullueshme.
Tyrbja e Shkëlzenit ju ndihmoftë! Paçi bekimin e Zotit”, shkruan më pas ai.
Bën mirë në fakt, që kërkon Zotin këto kohë, se veç ai mund ta ngushëllojë.
Edhe që merr malet e lumenjtë, se mund të freskohet dhe të kthjellohet mendërisht.