Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat këtë të hënë tha se më 1 shtator do të ngrejë padi penale kundër Autoritetetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.
“Lidhur me këtë ëndrrën e fundit të pjellave më të neveritshmet të ish Sigurimit e partisë së Kristaqit dhe Kolekës do u them se më 1 shtator, do të padis penalisht autoritetin e manipulimit të dosjeve për shkelje flagrante dhe të vetëdijshme të ligjit organik të dosjeve për falsifikime të provuara dhe të qëllimshme të dosjes së qytetarit.
Jo vetëm kaq por dhe për manipulim dhe nxjerrjes se sekreteve shtetërore në publik se ishin materiale të klasifikuar, juristët e mi po punojnë për këtë qëllim”, tha ai.
Me këtë veprim Ilir Meta pranon se ka dosje per të te Autoriteti i Dosjeve.
Tashmë ai nuk e mohon më se ka qenë spiun.
E vetmja gjë që kundërshton ai, është fakti pse dosja u bë publike.
Ndaj dhe ka vendosur të padisë Autoritetin e Dosjeve.