Burime për Prapaskenën thanë se Ilir Meta ka shitur një nga ish bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, gjatë rrëfimit prej tre orësh në SPAK, kur hetuesit e pyetën për aferën CEZ-DIA.
Meta e ka shfrytëzuar pyetjen në SPAK për t’u hakmarrë ndaj deputetit Agron Çela, i cili disa javë më parë braktisi Partinë e Lirisë, duke iu bashkuar Partisë Socialiste, një lëvizje kjo që pritet të asgjësojë partinë e Metës në Shkodër.
Bëhet fjalë për një aferë dhe një shumë 1.5 milionë euro që Ismailaj i ka transferuar Agron Çelës.
Meta ka treguar detaje për raportet korruptive mes Agron Çelës dhe Kastriot Ismailajt, i cili në fakt ishte njeriu i Metës në aferën CEZ-DIA.
Është bërë e udhës tashmë që ish presidenti Meta shtet të gjithë bashkëpunëtorët e tij që nuk i kane qëndruar besnikë, duke dhënë informacione para drejtësisë për aferat që vete i ka inskenuar gjate kohës kur ishte ne pushtet.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se pas rrëfimit të Metës, SPAK i ka çuar një fletëthirrje deputetit Agron Çela për të dhënë sqarime të mëtejshme për këtë aferë.
Në ditët ne vijim kjo çështje pritet të mare përmasa të mëdha pasi deputeti Çela është një person, i cili ka shumë informacione dhe sekrete mbi këtë çështje dhe çështje të tjera, të cilat lidhen me veprimtarinë korruptive të Ilir Metës.
Një provë domethënëse që mendohet se ka dhënë Meta është edhe një prej udhëtimeve ku Agron Çela bashke me bashkëshorten e tij dhe Kastriot Ismailaj kanë udhëtuar drejt Muriqanit në datë 05.06.2011 me mjetin me targe TR 7733 K.
Kjo provë është administruar dhe vërtetuar nëpërmjet sistemit TIMS nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.