“Nëse ka ndonjë palo ambasadë që ka zgjedhur ndonjë palo politikan për t’i dhënë mesazhe Ilir Metës, ju them që Ilir Metën këtu do ta kenë. Kush ka ndonjë mesazh për Ilir Metën, le t’ja thotë vetë sepse do marrë përgjigjen që meriton. Kush zgjedh “Krye-memexhiun” ose “Gruan e Bilalit” per t’i dhënë mesazhe Ilir Metës gabon shumë rëndë.
Unë kam një axhendë dhe kam vetëm një atdhe. Kush guxon të preke territorin shqiptar dhe të cënojë sovranitetin tonë ta ketë të qartë se do më ketë mua përballë! Këtu do më kenë të gjithë. Do armiqësohen me popullin tim.”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të shpallin Ilir Metën ‘non grata’ familjarisht, për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë, minim të demokracisë, për trafiqe dhe lidhjet me botën e krimit. Kjo do të ndodhë sapo Meta të shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese.
Për të evituar këtë fat fatal politik dhe damkë të merituar që nga viti 2002, Ilir Meta po përpiqet të kërcënojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në koordinim me aleatin e tij Sali Berisha, i shpallur si pjesë e listës së zezë që në 19 maj 2021.
Ilir Meta po tenton ta identifikojë veten me Shqipërinë dhe shqiptarët, ndonëse sot përfaqëson vetëm një bandë hajdutësh të Lëvizjes Socialiste për Integrim, parti e cila u shkri në zgjedhjet e fundit parlamentare, pasi kreu i bandës i shalli zgjedhjet një referendum kundër SHBA-ve.
I pyetur mbrëmë për paralajmërimin e Lulzim Bashës se Meta do shpallet ‘non grata’ pas shkarkimit, Ilir Meta e humbi menjëherë qetësinë, duke shpërthyer në kërcënime dhe sharje, ashtu si natën e 23 prillit 2022.
Meta e kërcënoi Departamentin Amerikan të Shtetit që të tërhiqeshin nga një vendim i tillë, pasi do të hynin në armiqësi me popullin e tij të 2 Marsit. Sipas logjikës së Metës, nëse SHBA do ta shpallin atë ‘non grata’, shqiptarët do të armiqësohen me amerikanët. Më tej Meta shpërtheu kundër ambasadores Yuri Kim, Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Sipas Metës, plani për ta shpallur atë ‘non grata’ është skenar i Yuri Kim, Ramës dhe Bashës.
Në fakt, dosja e Ilir Metës në Uashington është e hershme dhe voluminoze. Mbi 30 dosje të zeza për vrasje, korrupsion, trafik kokaine, zhdukje etj., i ka referuar Sali Berisha, sot aleat i Ilir Metës në luftën kundër SHBA dhe reformës në Drejtësi. Nga ana tjetër, edhe vetë Ilir Meta ka referuar dosje për Sali Berishën. Megjithatë, Ilir Meta duket se po përpiqet të krijojë një alibi për t’u mbrojtur dhe për të refuzuar largimin nga politika pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA. Qëndrimi i tij i mbrëmshëm është shumë i qartë.
“Nëse ka ndonjë palo ambasadë që ka zgjedhur ndonjë palo politikan për t’i dhënë mesazhe Ilir Metës, ju them që Ilir Metën këtu do ta kenë. Kush ka ndonjë mesazh për Ilir Metën, le t’ja thotë vetë sepse do marrë përgjigjen që meriton. Kush zgjedh “Krye-memexhiun” ose “Gruan e Bilalit” per t’i dhënë mesazhe Ilir Metës gabon shumë rëndë. Unë kam një axhendë dhe kam vetëm një atdhe. Kush guxon të preke territorin shqiptar dhe të cënojë sovranitetin tonë ta ketë të qartë se do më ketë mua përballë! Këtu do më kenë të gjithë. Do armiqësohen me popullin tim. Por asnjë nuk thotë dot që Ilir Meta na gënjeu. Kjo është krenaria ime: Qe unë nuk kam gënjyer asnjë!”, tha Meta. Retorika e Presidentit është ‘mot à mot’ me deklaratën e Milorad Dodik, udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, i shpallur tashmë “non grata” dhe i sanksionuar nga amerikanët./Pamfleti