Kërkesa e Presidentit Ilir Meta se do të takohet vetëm me kryeministrin Edi Rama për çështjen e detit, kanë dhënë sinjale se kreu i shtetit po teton “pazare me qeverinë”.
Që marrëveshja e detit të shkojë në Parlament duhet me patjetër firma e Metës. Nëse ai nuk e pranon, atëherë dhe negociatat vihen në diskutim, por po ashtu marrëdhëniet Shqipëri-Greqi mund të acarohen.
Kreu i shteti po e shfrytëzon këtë për të arritur disa marrëveshje me qeverinë, sidomos sa i takon drejtimit të institucioneve.
Një dëshmi për këtë është kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Kryeministri ka afro 1 vit që ka propozuar Helidon Bendon dhe Meta nuk e dekreton. Një ndër arsyet është se vetë kreu i shteti kërkon që drejtori i SHISH të jetë i tij dhe jo i kryeministrit.
Por tashmë duket se dhe çështja e detit po kthehet në një çështje pazaresh dhe në lojë janë dy institucione: Banka e Shqipërisë dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Që të dy kryetarëve të tyre u mbaron mandati dhe emrat e rinj duhet të zgjidhen me konsensus mes kryeministrit dhe Presidentit.
Dy ditë më parë edhe Hahn ka kërkuar nga Meta që të mos ketë asnjë vonesë për kufirin detar, por duket se Presidenti nuk lëviz nga qëndrimi i tij./ Kliti TOPALLI