Mbrëmjen e djeshme, të gjithë banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP”, janë ftuar që të ndajnë me njëri-tjetrin por edhe me publikun, historitë e tyre të dashurisë.
Në kuadër të muajit të dashurisë, secili prej tyre ka rrëfyer takimet më të bukura apo romancat më mbresëlënëse.
Ilir Shaqiri ka qenë ai që ka habitur banorët me një deklaratë. Balerini i njohur u shpreh se ka qenë i dashuruar me kushërirën.
“Të gjithë e kemi patur një kushërirë në fis që jemi dashuruar dikur. Dashuruar në kuptimin platonik themi.
Unë kam një kushërirë, super e mirë, super e bukur. O kur është bërë nuse ajo unë isha xheloz. Na e mori ky i thoja. Sa e mirë.
Alma të përshëndes zemra. Je shumë e mirë! Kam qenë kalama o burrë. 10 vjeç. Edhe sa i prapë”, tha ai.