Gazetarja dhe drejtorja e lajmeve të Euronews Albania, Ilva Tare ka pyetur presidentin serb Aleksandër Vuçiç nëse mendonte se ishte koha që t’i kërkohej falje shqiptarëve për krimet e luftës në Kosovë, sikurse liderët serbë kanë bërë në të shkuarën me Bosnjen dhe Kroacinë.
Ajo e çoi më tej pyetjen kur i kujtoi presidentit Vuçiç se kritikët e tij më të mëdhenj pretendojnë se ai ka qenë makineri e propagandës dhe se i ka mbështetur ato krime.
“Nuk e kam bërë kurrë këtë dhe nuk e kam thënë kurrë këtë, por nëse ju thoni kështu, nëse është më e lehtë për ju, nëse kjo do ishte arsye e mjaftueshme për të mbështetur në një farë mënyre teoritë tuaja konspirative, ju uroj më të mirat,” tha Vuçiç dhe më pas largohet.
Pas këtyre pyetjeve që moderatorja hodhi, si sulm mbi të ftuarin, duke marrë rolin e politikanes që akuzon, siç ndodh ngjithmonë në mediat shqiptare. ku nuk merret vesh se kush është i ftuari dhe kushë është moderatori, Vuçiç braktisi intervistën.