Ish ministri i Drjetësisë Ylli Manjani ka folur në lidhje me kërkesën e SPAK për dënimin e Lefter Kokës me 10 vite burg dhe Alqi Bllkos me 4 vjet për çështjen e inceneratorëve.
Manjani i cilëson skandaloze akuzat e SPAK dhe sipas tij këtë nuk e bënte as Enver Hoxha.
SPAK po i dërgon mesazhe popullit se “dënohet një politikan apo biznesmen pa prova mund të dënohet kushdo”, thotë Manjani.
“Drejtësia duhet të ulë stekën. Profesionistët e kanë detyrë publike të mos lodhen dhe t’i shpjegojnë popullit se në çfarë gjendje skandaloze ngrihen çështje dhe vendosen njerëz para drejtësisë me gjyqtarë që janë të trembur.
Nuk ka asgjë të provuar, inceneratori është aty prezent. Sipas ekspertëve kompania ka harxhuar më shumë para se sa është dashur të harxhojë, nuk flitet më për korrupsion.
Akuza nuk di të thotë sa është vlera e korrupsionit. Këtë se ka bërë as Enver Hoxha. Kjo nuk i shërben publikut. Stisja e gjërave për interesa politike nuk është gjë e mirë për drejtësinë. Duhet të rritet besimi te drejtësia, po jo t’i tregohet publikut që unë të fus në burg”.