“Inceneratori i Fierit nuk ka punonjës”! Basha manipulon sërish publikun, ja listë pagesa e punonjësve.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka tentuar të manipulojë sërish publikun duke thënë të pavërteta.
Teksa flitej për inceneratorin e Fierit, lideri i selisë blu u shpreh se ai nuk kishte kishte punonjës. Ai u shpreh se kjo kompani ka marrë 75 milionë euro të shqiptarëve.
“Të tre inceneratorët kanë një pronar, brenda 1 dite 16 dhjetor 2016 qeveria e Ramës ka marrë 17 vendime. Si ka mundësi qeveria mblidhet në një ditë dhe merr 17 vendime për t’i dhënë miliona një kompanie… Thelbi i gjithçkaje është se ka marrë 75 milionë euro të shqiptarëve dhe s’ka bërë asnjë ditë pune
Vetë kompania nuk i është përmbajtur kushtit për të bërë investimin. Nga ana tjetër, kemi shtetin që ka bërë pagesën. Nuk e di se si është e audituar ai bilanci sepse kompania nuk ka asnjë punonjës.
Kompania ka marrë fatura fallco. Po flasim për inceneratorin e Fierit. Pika e dytë, është fatura fallco. Nuk ka bërë asgjë, ka marrë lekë nga shteti.
Tirana dhe Fieri nuk ekzistojnë fare, aty në Elbasan kanë vënë diçka që është teknologji e viteve ’70, të treja këto kanë një pronar të vetëm. Çdo gjë që është bërë aty është fiktive”, tha Basha.
Por një dokument i siguruar nga Gazeta Shqip tregon të kundërtën. Më poshtë është listë pagesa e punonjësve në Inceneratorin e Fierit.
Listë-pagesa e punonjësve për vitin 2020: