Në një deklaratë të saj, shoqëruar edhe me dokumentacionin përkatës, Bashkia e Elbasanit deklaroi se që prej vitit 2016 depoziton mbetjet urbane në impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane në Elbasan. Më pas në vitin 2017 nisi incenerimi i tyre.
Siç e shikoni ky impiant funksionin që prej asaj kohe . Aktualisht këtu trajtohen rreth 80 tonë mbetje urbane të Bashkisë së Elbasanit në ditë. Por impianti u konceptua të përballonte nevojat e të gjithë bashkive të qarkut të Elbasanit.
Aktualisht, nisur nga kjo, por edhe për të zgjidhur problemin e ndotjes së mjedisit në qarkun e Elbasanit, këtij impianti i janë bashkëngjitur edhe disa bashki të tjera. Aktualisht këtu trajtohen edhe mbetjet urbane të bashkisë së Cerrikut, Librazhdit dhe Prrenjasit.
Impianti i përpunimit të mbetjeve urbane të Elbasanit është i pari i këtij lloji në Shqipëri. Në kontratën e Ministrisë së Mjedisit është konceptuar që ky impiant për 7 vite të menaxhohet nga kompania dhe më pas të kalojë në dorëzim të bashkisë së Elbasanit.
Në dhjetor të vitit 2021 impianti do të merret në dorëzim nga bashkia e Elbasanit e cila aktualisht depoziton mbetjet pa pagesë falë një marrëveshje e cila parashikonte ndërtimin e impiantit në territor të bashkisë së Elbasanit dhe kjo e fundit do të depozitonte mbetjet e saj pa pagesë.