Pas temperaturave të larta, kryeqyteti është ‘mbërthyer’ nga moti i keq. Pasditen e sotme, shi i rrëmbyeshëm dhe me rrufe ka nisur të bjerë të Tiranë.
Ndërkohë, janë regjistruar edhe disa incidente. Siç shihet në disa foto të siguruara nga LSA, pranë galerisë FAB, pranë Presidencës, një skelë prej hekuri ka rënë nga një fasadë që po ndërtohej, duke përfunduar kështu në rrugë.
Nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar nga ngjarja në fjalë.