Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me incidentin në selinë blu, ku një mbështetëse e Lulzim Bashës u përplas dhe debatoi ashpër me Evi Kokalarin dhe Albana Vokshin.
Postimi i Spahiut
NGJARJE E RËNDË: O burra dhe djem demokrat, turp të keni që lëpiheni në zyrat e Bashës apo Berishës, dhe nxirrni gratë apo nënat tuaja të përleshen dhe rrihen me njëra-tjetrën. Tregoni respekt për femrat dhe familjet. Nëse ju ka mbet një vije burrëri vrituni me njëri-tjetrin ose jepni dorëheqje por mos përdorni fustanet e grave. Paçit faqen e zezë…….