Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, akuzon Ministrinë e Shëndetësisë se po fsheh numrin e viktimave nga Covid-19. Në një lidhje me emisionin “Open” Ademi u shpreh se janë të paktë 5 viktima në Shkodër që nuk janë raportuar.
“Ka pasur viktima nga Shkodra që kanë ndërruar jetë, duke pasur sëmundje të tjera por që janë prekur edhe nga Covid-19. Janë 5 viktima të tilla. Këto kanë ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës dhe atë të Tiranës.
Flas me fakte, të gjithë i dinë, ne i njohim familjarët. Janë të dhëna që nuk duhet të fshihen por të reflektohen në sitin e ministrisë”, tha Ademi.