“Jam afër Indisë dhe Pakistanit… Ata e kanë pasur atë luftë për një mijë vjet në Kashmir. Kashmiri ka vazhduar për një mijë vjet, ndoshta më gjatë se kaq…”.
Kjo do duhej të ishte një deklaratë e zakonshme e presidentit amerikan Donald Trump.
Po të mos ishte për një detaj të vogël: Konflikti në Kashmir ka filluar në vitin 1947!
Numri një i Shtëpisë së Bardhë bën kështu gafën e radhës diplomatike, duke i dëshmuar botës sërish se në fakt, nuk ia ka idenë asaj çfarë thotë…
Trump iu përgjigj pyetjeve të zakonshme të gazetarëve dhe si gjithnjë, dha përgjigjet që ai i mendon si të duhura, edhe kur nuk janë të mbështetura aspak në fakte historike, apo kur nuk janë të matura.
Siç ishte rasti i luftës në Ukrainë.
Ai deklaroi se “e kishte figurativisht”, kur tha se luftës në Ukrainë do t’i jepte fund për një ditë, sapo të vinte në pushtet.
Tipike e Trump!