Hije skandali tek Intermedica, një nga kompanitë më të njohura në vend, për analiza mjekësore, përmes laboratorëve gjoja modernë, por që në fakt nuk janë të akredituar
Një denoncim që ka mbërritur në redaksinë ‘Prapaskena’ ngre dyshime të forta se një nga degët e Intermedica në Tiranë, kryen analiza fiktive, ku shkruan ‘në tym’ edhe grupin e gjakut, një nga analizat më jetësore.
Qytetari ka bërë fillimisht një grup analizash tek Intermedica, mes të cilave edhe analizën më elementare, por më jetësore, grupin e gjakut, pasi njerëzit marrin dhe japin gjak bazuar në analiza që përcakton grupin.
Më pas, gjatë ndjekjes në një spital privat, qytetari ka ribërë edhe një herë analizat, ku grupi i gjakut ka rezultuar i ndryshëm nga rezultati i analizës së Intermedica.
Qytetari është befasuar nga mospërputhja, duke u futur në dilemë, ku nuk dinte se kujt t’i besonte. Në këto kushte, i është drejtuar Bankës së Gjakut, organ shtetëror.
Qendra Kombetare e Transfuzionit të Gjakut ka konfirmuar analizën e spitalit privat si të saktë dhe të pasaktë analizën e Intermedica.
A është ky një rast i izoluar apo Intermedica mashtron me analizat?
Një tjetër qytetar ka denoncuar se analizat e Intermedica e kishin nxjerrë me leuceni akute.
Qytetari është nisur i alarmuar dhe në gjendje të rënduar psikologjike drejt Italisë, por më pas është qetësuar pasi një klinikë italiane kishte herdhur poshtë rezultatin e analizave.
Intermedica nxori përdorues droge disa punonjës policie të cilët nuk kishin përdorur kurrë substanca të ndaluara. Punonjësit rrëzuan rezultatet e Intermedica në klinika të tjera dhe me vendime gjykatash.