Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me Diasporën shqiptare në Romë, ku diskutoi për zgjedhjet e 11 majit dhe përfshirjen e emigrantëve në procesin e votimit.
Gjatë këtij takimi, vëmendje të veçantë tërhoqi prezenca e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili u ul në mes të sallës dhe ndoqi fjalimet. Llalla ka qenë një figurë e njohur, që ka shkaktuar shumë reagime në media dhe analistët politikë, pasi është përfolur gjithmonë si mik i afërt i Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit.
Llalla u akuzua për abuzime ligjore, fshehje dhe mosdeklarim pasurie për disa prona pas lënies së detyrës si Prokuror i Përgjithshëm. Ai u dënua me dy vite burgim për këto akuza.
Interpol Tirana ka kërkuar ekstradimin e tij për të vuajtur dënimin, ndërkohë që Llalla ka pretenduar se ka aplikuar për azil në Itali dhe është në pritje të aë ardhjes së Saliut në pushtet për tu rikthyer si i persekutuar politik nga Arvizu dhe Edi Rama.