Ka startuar mbrëmjen e djeshme në televizionin kombëtar Vizion Plus, edicioni i dytë i spektaklit të talenteve Albanian’s Got Talent.
Në një mbrëmje magjike, mes shumë të ftuarish dhe talentesh në fusha të ndryshme të artit, spikati veçanërisht Diego Zelka ose ndryshe Andrea Bocelli shqiptar.
Lexo edhe :
Andrea Bocelli shqiptar! “Tërmet” dhe Golden Buzzer në natën e parë të AGT, nuk keni parë gjë akoma
Ai interpretoi këngën “Luna” të Alessandro Safina dhe ndriçoi skenën, duke merituar Golden Buzzer-in e parë që e çon menjëherë në finale.
Në një intervistë në “Living Day” me moderatoren Brunilda Lahe, Zelka tregoi përjetimet pas performancës magjike.
Mes emocioneve ai tregoi që Alessandro Safina, tenori italian i kishte shkruar në rrjetet sociale dhe e kishte komplimentuar për talentin.
Pjesë nga intervista:
Lahe: E prisje gjithë atë mbështetje, gjithë atë dashuri? E prisje Golden Buzzer-in e parë që në episodin e parë të Albanian’s Got Talent?
Diego Zelka: Të them të drejtën, kur konkurrova në Albanian’s Got Talent dhe kur erdhi momenti të performoja, thashë ‘okay, jam i përgatitur’ dhe nuk mendoja që mund të dilja keq apo që mund të shkonte diçka keq, patjetër. Golden Buzzer-i është gjithmonë surprizë sepse konkurrencë ka patjetër. Ky është një spektakël ku talentet janë të çfarëdo lloj fushe dhe mund të ketë edhe njerëz që bëjnë ndonjë çmenduri aty. Kështu që kur ndodhi, me thënë të drejtën, nuk e prita, por e shijova shumë si fakt dhe nuk mund të mos ndihesha krenar, me gjithë të drejtën e botës.
Kanë qenë një lumë mesazhesh në Instagramin tim. Kam qenë nëpër story, në çdo vend. Dhe ishte vërtet gjëja më e bukur dhe realizimi më i madh si këngëtar, si artist, sepse unë këtë synoj, publikun. Publiku më erdhi sot. Popullariteti matet me rrjetet sociale, dhe Instagrami im nga një profil i ulët me 600-700 ndjekës, sot jemi diku te 1000 e ca.
Unë kam nisur në fillim me pianon. Dhe më pas, gjatë një bisede, diku rreth klasës së gjashtë apo të shtatë, duhej të merrja një vendim. Në qoftë se unë do vazhdoja pianon, do duhej të thellohesha në një program më të thellë pianistik, apo të merrja diçka që do më vlente. Dhe unë zgjodha Kanton. Dhe pianoja ka qenë ndihma ime më e madhe. Ka qenë ajo kurrikul që unë studiova. Ka qenë ajo që mua më duhej për të gjithë pjesën tjetër të shkollës, të liceut, të akademisë. Ka qenë shumë në rregull. Dhe në fakt, ja dolëm me Kanton. Më doli mirë, isha më afër publikut. Madje, madje, pas spektaklit, pra, ekzaktësisht në ditën e sotme, unë kam përjetuar shokun më të madh emocional, që mos të them më shumë se Golden Buzzer-i, në një sens. Mua në Instagram më ka shkruar vetë Alessandro Safina.
Lahe: Po kjo është e jashtëzakonshme! Për çfarë të ka shkruar?
Diego Zelka: Në fillim ishte një komentuese e cila e bëri tag nga një postim i një djali që e postoi në Instagramin e tij. Dhe në fillim mendova se është spam. Okay, i thashë ‘është shaka’, nuk e besova. Ndoshta është punë shqiptarësh, ndoshta është punë zodiaku. Nuk e besova. Pastaj e hapa dhe thashë: ‘Për llogari të verifikuar (verified account)’. Ngela. Nuk e besova. Ishte domethënë shok shumë i madh dhe gëzim. I shkruajta, më shkruajti, më komplimentoi, më hodhi në Story. Dhe ishte, për mua fitorja e parë për këtë spektakël. Unë shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë, por unë një fitore shumë të madhe tashmë e kam.
Çdo të hënë në orën 21:00 në ekranin magjik të Vizion Plus, kthehet mbrëmja e talenteve dhe spektaklit. Për të gjithë ju që nuk mundët të ndiqnit LIVE spektaklin, e gjeni në kanalin e YouTube.