Për opinionin publik shqiptar, që prej disa muajsh, ajo njihet thjesht si “e dashura e Izet Haxhisë”, e kthyer tashmë në të vetmen urë lidhëse mes tij, nga burgu 302 dhe botës jashtë. Shumë pak dihet për vajzën, që i ka pushtuar zemrën të burgosurit më të diskutuar për momentin në Shqipëri, ish-bodigardit të Sali Berishës, i cili premton një tërmet politik nëse rihapet dosja “Hajdari”.
E dashura e Izet Haxhisë ka tentuar të mbajë një profil të ulët, duke mos folur asnjëherë. Deri më tani, ajo që dihet është se kjo vajzë është kthyer në të vetmin burim përcjellës të asaj, që i komunikon Izeti përmes bisedave telefonike, që, më pas, postohen në llogarinë personale të Haxhisë në Facebook.
Sot Shqiptarja.com, përmes një interviste ekskluzive, zbulon se kush është ajo. Erjona P., nga Franca ku jeton, tregon, në këtë intervistë ekskluzive me detaje se si është njohur me Izet Haxhinë dhe kostot që është duke paguar për atë që bën, duke u kthyer në të vetmin kanal komunikimi nes tij dhe publikut. Erjona tregon pse po e kërcënojnë, madje kanë arritur ta etiketojnë si një “Mata Harri”.
Intervistën e plotë ekskluzive të të dashurës së Izet Haxhisë, “Erjona.P”, mund ta lexoni të plotë në Shqiptarja.com versioni print dhe online në orën 12:30
Erjona P., që njihet me pseudonimin “Franca”, e dashura e Izet Haxhisë