Administratori i kompanisë së parë ajrore shqiptare “Air Albania”, Sinan Idrizi, njëherazi aksioner, në një intervistë për Report Tv, ka folur për hapjen e kësaj linje.
Idrizi thotë se “Air Albania” do të sfidojë linjat ekzistuese që sipas tij po rëndojnë çdo ditë xhepat e shqiptarëve me çmime tepër të larta dhe shërbime të dobëta.
Idrizi ka folur edhe për aeroportin e Vlorës, për të cilin tha se tashmë janë duke u diskutuar termat financiarë.
Akuzave të Partisë Demokratike se po pastron paratë e Edi Ramës, Idrizi iu është përgjigjur duke thënë se nuk do të merret me “babalet e PD-së” dhe se për shpifjet do t’iu drejtohet gjykatës. Brenda korrikut ne do të përpiqemi në maksimum të fillojmë fluturimet tona drejt Europës. Do të jemi në Romë, Milano, Bruksel. Kompanitë shqiptare janë të pamëshirshme saqë i masakrojnë shqiptarët duke i zvarritur 2 apo 3 orë nëpër aeroportet e tyre. Janë duke u negociuar termat financiarë, sipas informacioneve që kam unë. Di që do të jetë aeroport ndërkombëtar me kushte tranziti që Rinasi nuk i ka. Përfundimisht me këta Babale që kanë uzurpuar partinë e ëndrrave të shqiptarëve nuk ia vlen të merresh.