Sot është një nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, madje shumë aktivë dhe në Kosovë, por pak veta e dinë se Arbër Zaimi ka qenë një ndër aktivistët më të zjarrtë të lëvizjes “Mjaft” vite më parë.
Zaimi dikur ka qenë një nga miqtë më të ngushtë të bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj. Madje ishte ai që e solli Ajola Xoxën brenda lëvizjes “Mjaft” dhe e prezantoi me pjesën aktive të grupit.
Erion Veliaj, si intrigant i paskrupullt, e përjashtoi Arbërin nga “Mjaft” me skenare tipike si ato që po sulmon sot kreun e FSHF Armando Duka, vetëm e vetëm për ta larguar atë nga lëvizja dhe baltosur në sy të “mikeshës” Ajolës.
Arbëri nuk e ka thënë kurrë këtë histori puiblikisht, por rrethi i tyre i ngushtë e di mjaft mirë, se cilat ishin arsyet e vërteta që çuan në largimin e Zaimit nga lëvizja.
Sikurse e bëmë të ditur, Arbër Zaimi sot është një aktivist mjat i njohur i Lëvizjes “Vetvendosje” dhe duke e njohur mirë kryetarin e Bashkisë Tiranë ka ironizuar fjalorin e tij prej rrugaçi që dëgjohet qartë nga audio-regjistrimit i publikuar nga FSHF.
“Një politikan, fjalën që përsërit më shumë, moton e vet, e ka programatike. Dmth. përsërit më shpesh fjalën “zhvillim”, nëse mendon se vendi ka mbetur pas ekonomikisht apo teknologjikisht.
Përsërit fjalën “drejtësi”, ai që mendon se vendit e shoqërisë së tij i duhet më shumë nga kjo. Kështu edhe fjalët liri, demokraci, rend, barazi, integrim, mirëqenie, në diskursin e ndonjë politikani.
Ndërsa, nga ç’morëm vesh sot prej mediave, në diskursin politik të kryetarit Erion të Tiranës, vendin kryesor e zënë testikujt. Si duket ai mendon se mungojnë, janë të rralla, dëshiron shumë më shumë të tilla në shoqërinë ku jeton…” – shkruan Zaimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.