Gazetari Ilir Demalia ka reaguar me ironi pas protestës së opozitës të zhvilluar dje para kryeministrisë, duke komentuar pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve.
Në një reagim të tij, Demalia thekson se në protestë morën pjesë rreth 50 persona, duke e cilësuar situatën si larg pritshmërive për një reagim të gjerë popullor.
“Foto Lajm. Protesta e opozitës mblodhi rreth 50 vetë.
Me këtë rritje të madhe të zemërimit popullor, shumë shpejt opozita do të përfundojë si Tik Lapaj me katër karrige dhe do ndërrohen çdo katër orë si dëzhurnet e Komiteteve të Partisë dikur”, shkruan ai me tone ironike.





