Duke analizuar figurën e Sali Berishës, profesor Fatos Tarifa, i ftuar në emisionin “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano, tha se duke huazuar nga dikush termin “sociopath”, është i mendimit se më shjumë se çdo gjë i shkon një identifikim i tillë, për një politikan, i cili do të bëj gjithçka për të shpëtuar veten e tij.
“Dikush këtë kohë e ka quajtur Berishën “sociopath”, unë nuk di term më të përshtatshëm se ky. Ky po djeg një parti për të shëptuar vetë, pavarësisht se cili do të jetë fati i kësaj partie, apo i vet Berishës pas Kuvendit të 11 dhjetorit, unë siç thashë nuk shoh për atë njeri të ardhme politike, ai i përket së shkuarës, është histori, vazhdon të jetë shumë i rrezikshëm”, tha ai.
Sipas Tarifës, nga kjo tragjedi në PD, nuk duhet fërguar duart PS, sepse kur nuk ka një opozitë të fortë, nuk ka as qeverisje të forte:
“Nuk do të doja që socialistet apo ata që janë në qeveri të fërkojnë duart me këtyë tragjedi që po ndodh në PD, sepse edhe kjo ëhstë në dëm të tyre, pa një opozitë ajo parti dobësohet, dhe qeveria nuk qeverisë më mirë”.