Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, regjisori dhe publicisti i njohur Pëllumb Kulla i ka lënë një koment ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri teksa ky i fundit ishte live në emisionin “Opinion”.
Kulla e uron Tahirin për vendimin e gjykatës italiane sipas të cilit ish-ministri është i pafajshëm.
Ndërkaq , ish ambasadori i thotë se shumë të tjerë prisnin “diçka tjetër” por pa përmendur emra.
“Urimet më të mira për rezultatin e shpallur nga Catania. Ky lajm ka gëzuar shumë njerëz dhe jam i bindur që janë më të shumtë se ata që prisnin diçka tjetër. Por unë sinqerisht prisja këtë dhe uroj sukses në përpjekjet tuaja njerëzore për mbylljen e gjithçkaje. Zoti ju ndihmoftë!”, shkruan në komentin e tij Kulla.