Disa javë më parë në media u shpërnda lajmi për një shkresë që Autoriteti i Dosjeve i dërgonte Kuvendit të Shqipërisë, ku theksonte se ish-presidenti Ilir Meta figuron në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Kjo gjë u mohua nga ish-presidenti Meta, tashmë kryetari i Lirisë, i cili tha se janë shpifje që bëhen nga qeveria kundër figurës së tij.
Ish-badigardi i ish-kryeministrit Fatos Nano, Viktor Agollit i kujton kreut të Lirisë datën 22 tetor 1992, ku sipas ish-badigardit të Nanos, Ilir Meta i ka premtuar diçka Berishës që e liroi SHIKU i Gazidedes.
Agolli hedh akuza ndaj Metës duke e akuzuar se si dhe çfarë derektivash ke marrë që shkatërrove Partinë Socialiste asokohe si bashkëpunëtorë i sigurimit.
Kujtojmë ish presidenti Meta është arrestuar e mbajtur 2 ditë në birucat e policisë së Beratit, si organizator i protestës së armatosur të Uzina Ushtarake në Poliçan.