Pas lajmit se kompozitori i njohur dhe ish-deputeti i PS Limoz Dizdari po lufton me vdekjen në spitalin e Durrësit, ka reaguar edhe ish-kolegu dhe miku i tij, ish-deputeti Spartak Braho.
Ai e ka quajtur turp dhe kriminale braktisjen që qeveria Rama i ka bërë kësaj figure të njohur.
“Limoz Dizdari po dergjet në spital dhe po lufton me vdekjen, ndërsa Edi Rama dhe ministrat e tij për turp të tyre as që po lëvizin gishtin që socialistit të vjetër, ish-deputetit të PS, t’i ofrojnë mjekim më të specializuar se ai qe po i japin brenda mundësive mjekët në spitalin e Durrësit.
Turp për Ramën, turp edhe për Ilir Metën që dekoroi dhe dha tituj gjithëfarë halabaku dhe “harroi” atë që iu gjend në krahë në kohë të vështira”, ka thënë Braho.