Ish -deputeti demokrat Fatos Hoxha, ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Përmes rrjetit social Facebook, Hoxha i ka adresuar një pyetje publike duke i thë se pse nuk flet për kontratën e rrugës Thumanë-Qafë Kashar.
Sipas ish-ligjvënësit kjo është një skemë kriminale dhe se në gjykimin e tij Berisha nuk flet pasi është kërcenuar nga krimi.
“Doktor!
Per cfare nuk ke folur gjithe keto dite, ke demaskuar gjitheçka. Se kuptoj pse hesht per nje afere kriminale siç eshte PPP per rrugen Thumane-Q.Kashar.
Nga studimi dhe ekspertiza e BE-se vlera e kesaj rruge nuk i kalon 90 miljon euro. Sipas mediave serioze, perfshi ketu edhe RD- online(jo print) , kontrata e qeverise Shqiptare, me firmen zbatuese eshte lidhur per vleren 337 miljon euro, pra rreth 250 miljon euro me shume.
Si ka mundesi doktor, Ju qe demaskoni çdo gje ne kete vend, nuk flisni asnje fjale per kete kontrate kriminale, e cila do rendoje ne xhepat e shqiptareve per disa breza me rradhe.
Çudi doktor, ju ndoqa edhe sot ne parlament, folet per shume probleme por per kryeproblemin nuk thete asnje fjale.
Nuk e kuptoj heshtjen tuaj doktor!
Mos valle, KRIMI, ju ka kercenuar edhe Ju doktor!”, përfundon Hoxha. (TemA)