Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i ka kërkuar sot prokurores së Përgjithshme, Arta Marku që të nisë hetimet për Unazën e Re.
Në një pronocim për Ora News, Balliu tha se punën e Markut po e bën kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Ne i bëmë thirrje prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku që ka shkatërruar çdo dosje kriminale të mundshme dhe ka shpikur akuza nga më të ndryshmet për çdo qytetar që protestuar. I bëmë thirrje dje që kjo zonjë të shkojë dhe të nisë hetimet atje.
Ky është shteti jonë. PD nuk është prokuroria, nuk duhet ti bëjmë ne këto. Pse e gjejmë ne këtë dhe nuk e gjen prokuroria? Këtë punë po e bën PD. Po e bën Lulzim Basha. Ky është kryeministër, supozohet të luftojë korrupsionin dhe krimin. Korrupsionin dhe krimin po e lufton Lulzim Basha. Ky për çfarë i merr lekët? Lulzim Basha i nxjerr Kajmakët, Valdrinët, Pjetrat. Po ky ça funksioni ka si kryeministër? Të vjedhë”, tha Balliu në Ora News.