sh-deputeti i PD-së Muslim Murrizi ka shpërthyer kundër kreut të PD-së Sali Berisha, për të cilin ka deklaruar se premtoi parti konservatore, por e bëri PD-në si parti konservash.
Në një intervistë televizive, Murrizi u shpreh se demokratët nuk shkojnë në ‘Foltore”, pasi sipas tij në PD janë të njëjtët individë që flasin.
Po ashtu Murrizi nuk i kurseu ironitë, teksa tha se shkon në protestë dhe jo në çdo tellalltore ku flasin të njëjtit njerëz.
“Në foltoren e parë kush i qëndroi besnik u flak në rrugë. Berisha iu tha demokratëve që do ta bëjnë partinë konservatore dhe u bënë parti konservash. Thanë do të bëhemi foltore dhe e bën faltore, thanë do ta bëjmë parti të djathtë dhe e bënë parti djathi. Çfarë përfaqësojnë këta dhe pse duhet që të shkojë unë në një foltore që bënë Berisha.
Qysh nga 12 marsi nuk është mbledhur më Këshilli Kombëtar i partisë. Pse duhet që të shkojë një demokratë atje, flas për ata që kanë qenë ndër vite, në atë parti janë po të njëjtët individë që flasin. Unë shkojë në çdo protestë jo”, tha ai në Report TV.



