Bledar Dervishaj është një këshilltarë i pazëvëndësueshëm te LSI. Mbasi u burgos pë vjedhje, ai u emërua nga partia që të këshillonte Ylli Manjanin si Ministër Drejtësie i padrejtësisë megjithëse nuk e pati të gjatë.
Por, nuk e pati Ylli dhe jo Bledari, i cili sot është këshilltarë i të madhit, Presidentit Meta. Por kush është Bledi i këshillimit… pak histori?!
Ish-drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Bledar Dervishaj, i cili është arrestuar më parë për korrupsion; Sipas një denoncimi të një qytetari, Dervishaj është arrestuar dhe ka kryer burg për korrupsion pasi ka tjetërsuar pronën e shtetit për interesa personale.
Mjafton që të thelloni kërkimet për këshilltarin e Ministrit Manjani dhe do shikoni se Ish-kreu i AKKP së Tiranës, Bledar Dervishaj dhe 4 ish-vartës të tij, u arrestuan më 11 janar të vitit 2012, pasi spostuan 79 dynymë tokë nga fshati Gosë i Kavajës në bregdetin pranë Spillesë.
Toka iu kthye në letra familjes Jenisheri, e cila rezulton jashtë skemës së mashtrimit. Ndërkohë kthimi i 2.5 kilometrave vijë bregdetare për një familje që pronat i kishte në zonë tjetër, ka çuar në pranga ish-kreun e Hipotekës së Tiranës dhe katër zyrtarë të tjerë.
Arrestimet e kryera erdhën pas një hetimi të Task-Forcës së Prokurorisë së Tiranës, e cila zbuloi skemën e tjetërsimit të 79 dynymëve tokë, të spostuar nga një fshat i Kavajës në zonën bregdetare.
Dervishaj u akuzua më parë në lidhje me provimin e noterisë të zhvilluar nga ministria e Drejtësisë për favorizim të disa personave me lidhje familjare me zyrtarë të ministrisë ku njqra nga të testuarat që fitoi ishte Jonada Lalaj, motra e Bledar Dervishaj.
Kjo akuzë hodhi hije dyshimi për shumat marramendëse, që ishin paguar për të fituar provimin dhe pajisur me licensë “Noter”./Ekskluzive.al