Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Gjika është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Gjika mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 10:00.
Ai është paraqitur në SPAK edhe më 14 maj 2024, ku qëndroi rreth 30 minuta brenda ambienteve të organit të akuzës dhe në një deklaratë për mediat u shpreh se u mor në pyetje për një procedurë në kohen kur drejtonte ARRSH-në.
Ish-drejtori në 4 shkurt 2018 u arrestua për abuzime me segmentin rrugor Elbasan-Gjinar. Ai u lirua më 23 nëntor 2023 pas një vendimit të togave të Gjykatës Penale që ndryshuan masën në “arrest shtëpie”.
Një gjë bie në sy se sot ish ministri i asaj kohe Haxhinasto,shkoi për të takuar Metën te 313 dhe takimi nuk i’u lejua, e ndoshta janë rihapur letrat e kësaj afere 40 milion euro të bërë në kohën kur LSI drejtonte Ministrinë e Ndërtimit dhe Punëve Publike.