Gazetari i Report Tv Arsen Rusta siguron urdhër ndalimin për personat përgjegjës për shembjen e pallatit tek 2 gjelat në Durrës, Artur Terziu, pronar i Bar Barons dhe Flamur Gjuzi, ish-drejtor i ALUIZNIT Durrës. Pallati është dëmtuar 5 vite më parë dhe është legalizuar dhe certifikuar për punimet paligjshme pikërisht nga Flamur Gjuzi një ish polic i rekrutuar nga LSI. Flamur Gjuzit ish-kandidat i LSI për deputet nuk është hera e parë që merret i pandehur tani mbi të rëndon akuza e Shpërdorimit të Detyrës.
Në dokument thuhet se pronari i lokalt Bar Barons, Artur Terziu ka holluar muret, bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij si dhe ka shfrytëzuar taracën për të vendosur tre depozita voluminoze në funksion të biznesit të tij, ndërkohë që leja për këtë shtesë është dhënë nga ish-drejtori i ALUIZNIT në Durrës, Flamur Gjuzi. Banorët pretendojnë se pikërisht nga ky lokal erdhi dhe shembja e komplet pallatit, pasi godina kishte humbur ndjeshëm bazamentin e saj në katin e parë. Nga rrënojat e këtij pallati është nxjerrë trupi i Nafije Rexhepit, 74-vjeç dhe të Xhuljeta Gjonajt.