Ish-këshllitari i ish-kryeministrit Sali Berisha, Grid Rroji, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rrëzuar zërat dhe pretendimet e politikanëve të ndryshme në Shqipërisë, se ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim flet në emër të saj dhe jo në emër të Uashingtonit.
Ditët e fundit ish-kryeministri Berisha dhe mbështetës të tij akuzojnë ambasadoren Kim se është e kapur nga qeveria “Rama” dhe miliarderi Xhorxh Soros, ndërkohë që shprehin bindjen se deklarata e saj diktohen nga kjo dyshe.
Por për zotin Rroji, një gjë e tillë nuk është aspak e vërtet. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-këshllitari i Berishës theksoi ambasadorja Kim flet me gjuhën e DASH, ndërsa sulmet ndaj diplomatëve amerikanë dhe SHBA-ve nga politikanët shqiptarë i cilësoi si të turpshme.
“Përkufizim: Antiamerikan- ai/ajo që punon apo propagandon qartazi, haptazi apo fshehtazi, drejtpërdrejt apo tërthorazi, kundër agjendës së SHBA-ve brenda apo jashtë SHBA-ve, qoftë edhe duke qenë qytetar i atij shteti.
Përkufizim- Agjenda e ShBA-ve në botë përshfaqet dhe përfaqësohet nga zyrtarët e shtetit federal nga lart poshtë Presidenti, Këshilli i Sigurisë Kombëtare/
Sekretari i Shtetit, Ambasadori, Zv/-Ambasadori, zyrtarë me titull diplomatik, por me tagër më të gjerë se aq, e kështu me radhë. Përfundimin logjik le ta nxjerrë secili vetë.
Nuk ka asnjë problem me pas gjykime të ndryshme me SHBA-të, thjeshtë po dua që të mos rreni veten duke thënë “se kemi me Amerikën po me ambasadoren”. Në këtë pikë unë po kërkoj me lupë ithtarët (shkruhet me th dhe jo me dh ju lutem) e agjendës amerikane.
Luli është i zënë pisk dhe e bën nga halli, po u desh ardhja e prokurorëve belgë rastësisht ditën e shtyrjes së vetingut që të bëjë hapin. Lali Erin po e hanë të gjallë se ka firmosë për miliona euro 20 përqindësha leje ndërtimi dhe për djegësat që nuk punojnë.
Përveç faktit që si arrivist dhe mashtrues ai bëhet me gjithkënd që e mban në lojë”, shkruan ish-këshllitari i ish-kryeministrit Sali Berisha, Grid Rroji.