Ish-mafiozi shqiptar, John Alite, ishte i ftuar sot në studion e Wake Up në Top Channel ku tregoi gabimin më të madh të jetës së tij.
I pyetur nga moderatori Blendi Salaj se kë konsideron hapin më fals në karrierën e tij në mafia, Alite u përgjigj se kur është përfshirë në radhë të parë
“Gabimi im ishte kur u përfshiva me mafien, se kur je i ri sheh famën, paratë, dhe merr vendime që nuk kthehesh dot mbrapsht. Ai ishte gabimi më i madh, që u futa në atë botë.
Është pak si të hysh në det me hapa të ngadaltë. Krimet e para ishte kur prishja këto makineritë që përdoren për të parkuar makinat, dhe merrja paratë që ishin brenda.
Krimi im i parë ishte kur bëra një krim të dhunshëm, kur godita dikë dhe aty e dija që isha futur në atë botë,” tha Alite. Top-Channel