Orët e fundit ka pasur spekulime, se Ilir Meta mund të nxjerrë një dekret për shpërndarjen e Parlamentit.
Kjo, duke u nisur dhe nga kërkesa e tij drejtuar Parlamentit, për ta pyetur se sa është numri i deputetëve aktualë, ndërkohë që në një dalje për mediat paradite, tha se se ky Parlament nuk është legjitim.
Por ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI-së, Ylli Manjani, thotë se Ilir Meta nuk mund ta shpërndajë dot Parlamentin.
Reagimi i Manjanit
Nuk mendoj se do gjendej një arsyetim i plotë e shterrues kushtetues e ligjor, që të mbështesë idenë e shpërndarjes së Parlamentit ekzistues nga Presidenti i Republikës.
Kushtetuta i ka të përcaktuara rastet se kur e në ç’rrethana ndodh shpërndarja e parlamentit.
Në asnjë rast ulja e numrit të deputetëve në mes mandati, por jo e shumicës së domosdoshme për të marrë vendime, çon në shpërndarje të Parlamentit.
Pra e thënë më thjesht, vërtetë parlamenti nuk i ka 140 deputetë, por ka mjaftueshëm numra për të siguruar seanca parlamemtare dhe për të marrë vendime.
Ka një boshllëk kjo llogjike, sepse ç’kuptim ka numri total 140, por Kushtetuta nuk e sheh si rast për ta shpërndarë parlamentin.
Shpërndarja e parlamentit ndodh kur ky i fundit humb funksionin e tij për të marrë vendime.
Ky është arsyetimi kushtetues në mënyrë të përmbledhur.
Pra çështja e shpërndarjes së Parlamentit nuk është njësoj si anulimi i ditës së zgjedhjeve. JO!
Pa asnjë dyshim, politikisht ky parlament nuk duhet të rrijë asnjë sekond më, sepse nuk është më pluralist dhe nuk përfaqëson popullin shqiptar.
Pa asnjë dyshim, nuk ka asnjë moral që ta justifikojë ekzistencën e kësaj poshtërsie që vjen në fakt nga kalbja e sistemit politik bë vend.
Pa asnjë dyshim, që shkrirja e tij dhe ndërtimi i një parlamenti të ri e përfaqësues është e domosdoshme dhe detyra numër 1.
Por, ligjërisht Presidenti nuk mund ta bëjë këtë gjë me nismën e tij.
Kjo llogjike, do ishte njësoj idiote si shkarkimi i Presidentit…