Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se procesi ndaj tij duhet që të ecë përpara dhe të mos ketë asnjë vonesë. Teksa doli nga ambjentet e K.rimeve të Rënda. teksa u shty seanca e parë ndaj tij, Tahiri tha se ky është një gjyq politik.
“A ka mundësi që të bëjmë gjyqe çdo ditë. Kam dy vite që pres. Të mos këtë asnjë vonesë, procesi duhet që të ecë përpara. Ky është një gjyq politik ”,tha Tahiri.
Ndërkohë seanca e radhës për ish ministrin u la në 3 korrik ora 09:00. Gjatë seancës, Tahiri i kërkoi gjykatës që të mos shfrytëzojë afatet ligjore dhe të shtyjë për 2 javë seancën, pasi kërkon gjykim të panderprerë.