Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin është një kriminel lufte për situatën katastrofike humanitare të shkaktuar mbi popullin ukrainas.
Ai ka argumentuar se lufta 11-ditore duhet të konsiderohet një luftë e përbashkët, ndërsa rreziku për sigurinë globale po rritet çdo ditë.
Duke folur nga terreni në Kiev, Poroshenko, i cili shërbeu si president i Ukrainës nga 2014 deri në 2019, përshkroi për “Sunday Morning Futures” të FOX Business situatën katastrofike humanitare në disa qytete të Ukrainës, pasi dhjetëra u vranë gjatë natës pavarësisht përpjekjeve për evakuimin e civilëve.
“Ne patjetër jemi krenarë që jemi ushtarët e guximshëm ukrainas të unitetit të popullit ukrainas që demonstrojnë dhe shkatërruan gjithë këtë skenar të Putinit”, tha Poroshenko. “Së pari, ai donte të pushtonte Ukrainën për 48 orë, pastaj për 72 orë. Por sot është dita e 11-të e luftimeve tona.”